Obama: Mediat sociale po ballkanizojnë shoqërinë

Postuar në 27 Dhjetor, 2017 12:34

Erdhi në pushtet me ndihmën e mediave sociale dhe internetit, por sot paralajmëron për rreziqet që ato bartin për shoqërinë. 
“Po gërryejnë debatin qytetar”, është shprehur ish-presidenti amerikan, Barack Obama gjatë intervistës së parë qëkurse la detyrën në Shtëpinë e Bardhë. 
“Një nga rreziqet e internetit është se njerëzit mund të përjetonnë realitete krejtësisht të ndryshme”, vijoi Obama gjatë intervistës me Princin Harrye në programin “Sot” të Radio 24 në BBC.
“Çështja ka të bëjë me atë si e shfrytëzojmë ne këtë teknologji në një mënyrë që lejon shumësi zëras, diversitet pikëpamjesh, por që nuk çon në ballkanizimin e shoqërisë dhe mundëson arritjen e konsensusit”, deklaron ish-presidenti amerikan. 
Lidhur me punën e tij si president, Obama tha se kishte një ndjesi qetësi gjatë ikjes, një ndjesi “sikur kishim bërë një garë të mirë”. 

http://www.france24.com/en/20171227-obama-warns-social-media-dangers-interview-with-prince-harry

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.