Zyrtare, borxhi i Shqipërisë 70% e PBB-së

Postuar në 26 Dhjetor, 2017 12:45

Stoku i borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë vlerësohet në 7,850.6 milionë euro në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2017,  m një rritje me rreth 0.3% në terma vjetorë. Spas Bankës së Shqipërisë, stoku aktual vlerësohet në nivelin 70.0% ndaj pBB-së nominale2, raport ky rreth 5.0 pikë përqindje më i ulët krahasuar me atë të të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë thotë se në fund të gjysmës së parë të vitit 2017, 79.6% e stokut të borxhit vlerësohet të jetë borxh afatgjatë (përfshirë IHD-të) kryesisht në formën e huave. Borxhi afatshkurtër vlerësohet në rreth 20.4% ndaj totalit, i marrë kryesisht në formën e monedhave dhe depozitave nga sektori i korporatave depozituese (përjashtuar bankën qendrore).

Qeveria e përgjithshme mbetet sektori me peshën më të madhe në totalin e stokut të borxhit të jashtëm, me rreth 43.2%. Stoku përkatës u zgjerua me rreth 1.7% në terma vjetorë, duke arritur vlerën 3,391.2 milionë euro.

Kontributi i sektorit publik (qeveri e përgjithshme dhe bankë qendrore) në rritjen e stokut total të borxhit të jashtëm është mjaft i moderuar krahasuar me të dhënat e një viti më parë. Në sektorin publik, zgjerimi i borxhit vijoi të udhëhiqet nga qeveria e përgjithshme, ndërsa banka qendrore e pakësoi ekspozimin e saj në terma të borxhit të jashtëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.