Tahirit i kthehet pasaporta dhe buzëqeshja..

Postuar në 26 Dhjetor, 2017 17:21

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli i qeshur nga gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pas vendimit të saj për shfuqizimin e vendimit për bllokimin e pasaportës së tij. Tahiri ka uruar festat teksa nuk u pergjigj per pyetjen nese tani që iu rikthye pasaporta, a do të dalë jashtë Shqipërisë. Ish-ministrit iu hoq e drejta për të dalë jashtë vendit në 15 Dhjetor me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, por mbrojtja e apeloi këtë masë.

Prokuroria e krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e brendshëm për trafik të lëndeve narkotike ne kudër të grupit te strukturuar kriminal dhe korrupsion, me dyshimin se ka ndihmuar grupin e “Habilajve” ne kultivimin dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.

Vetë Prokuroria e Katanias nuk e përfshiu Sajmir Tahiri në listën e të akuzuarve si bashkëpunëtorë të grupit të Habilajve në dosjen që çoi për gjykim. Kujtojmë që për ish-ministrin Prokuroria shqiptare kërkoi arrestimin, por Partia Socialiste në pushtet e bllokoi dorëzimin me argumentin se provat nuk ishin bindëse. Gjithsesi ish-ministri Tahiri pritet të japë shpjegime për lidhjet me Orest Sotën dhe 863 mijë eurot e gjetura në makinën e tij, shumë që dyshohet se është e Tahirit.

 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Me tepër të vjen mirë për një numër të madh pensionistësh shqiptarë, apo shumicën dërrmuese të tyre, sepse më në fund, sidomos tani për festa, shpirti u bie në qetësi. Njeriu që eleminoi Lazaratin, korri suksese historike në luftën me drogën, të mos shëtisë tani për pushime ku ti dojë qejfi, kurse ata që krijuan Lazaratin, të munden??? JO!!!
Tani, më në fund që edhe kryeprokurorja mori detyrën, u zgjidh përfundimisht edhe cështja e drejtësisë shqiptare dhe nuk kemi pse vuajmë si popull për këtë gjë në të ardhmen.
Sikur të rriteshin pak pensionet për vitin tjetër apo ndonjë vit më tej , do ishte një cikë më mirë për pensionistët tanë, kurse tani për tani, mjafton lezeti që jep pasaporta e rikthyer e Tahirit dhe kryeprokurorja që do zgjidhë përfundimisht cështjen e drejtësisë shqiptare, që po na mundon tani e 25 vjet me rradhë.

Gëzuar Vitin e Ri! :)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.