Raporti i ShBA për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor nervozon Beogradin zyrtar

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 14:33

Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes pritet të publikojnë vitin që vjen një raport që hedh dritë mbi bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ShBA-në dhe Rusinë. 
Përmes këtij raporti do të sqarohet pesha që zë një fuqi dhe një tjetër në marrëdhëniet me vende të rajonit tonë. Raporti vjen në një kohë kur propaganda perëndimore ka kohë që flet për rrezikun rus dhe për depërtimin e enteve të asociuara me Kremlinin në politikën e vendeve të kësaj zone. 
Rreth kësaj çështjeje është pyetur edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili ka replikuar menjëherë duke folur për sovranitetin e Serbisë. 

Secili duhet të bëjë punën e vet. Puna jonë është të sigurohemi që Serbia të jetë e fortë, e respektuar, e aftë të mbrojë veten e vet. Ne jemi një vend i pavarur që udhëhiqet nga një politikë mbrojtjeje neutrale

tha Daçiç. 

Ministri serb ka folur edhe për ShBA, me të cilat Serbia ka raporte jo të qeta. Sipas tij, Trump duhet të “vijë në Serbi dhe të thotë atë që ka për të thënë.

“Nuk është sikur të flasim me Hoyt Yee. Kur dikush bisedon në Moskë ata flasin me Putin dhe jo me kreun e ndonjë departamenti në Ministrinë e Jashtme”, shtoi Daçiç, duke lënë të kuptohet se mesazhet e politikës së jashtme amerikane shpesh krijojnë kakofoni. 

“Mesazhe të këtilla u dërgohen “thuajse shteteve”, shtoi ai, një ironi që nuk dihet kë godet. 

https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=12&dd=25&nav_id=103115

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.