Vetëm zhurmë dhe llafe për vendimin për Jeruzalemin

Postuar në 23 Dhjetor, 2017 17:11

Vendimi i qeverisë shqiptare për Jeruzalemin ka krijuar një stuhi të vogël në Tiranë. Përtej arsyeve të vendimit, duket se forca më konsistente në kundërshtimin e saj, është Lëvizja Socialiste për Integrim. Ajo ka reaguar zyrtarisht për këtë çështje, përmes ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Po kështu, ish-kryetari i saj, Ilir Meta, aktualisht President i Republikës ndërmori dje një hap të papritur dhe shumë të diskutueshëm, kur përmes një letre dërguar presidentit të ShBA-së, Donald Trump, e cilësoi vendimin e qeverisë të pakonsultuar. 

Nëse lëmë mënjanë arsyen, apo vlerën e tyre, fakt është se LSI-ja ka një qëndrim zyrtar. 
E kundërta ndodh me Partinë Demokratike, përfaqësuesja kryesore e opozitës parlamentare. Statuset në rrjetet sociale dhe deklarimet në media nuk përbëjnë qëndrim zyrtar dhe nuk janë serioze. Nëse mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare ka dyshime të vërteta mbi arsyet e tij, atëherë opozita ka detyrimin të ndërmarrë nisma institucionale për të zbardhur këtë akt. Përndryshe, opozita jo vetëm nuk po ndihmon për gjë, por po kontribuon të mbyllin një debat që thjesht shërben për të krijuar keqkuptime dhe asgjë më shumë. Duhet thënë se në këtë mjegull zhurme ka ndikuar edhe ambiguiteti i qëndrimeve të ambasadës amerikane në Tiranë, që duket se e ka lënë të paprekur argumentimin e qeverisë shqiptare që mbrohet me disa rezoluta të OKB-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.