"Në 1945-ën na shpronësuan, ligji i tanishëm na konfiskon pronën"

Postuar në 22 Dhjetor, 2017 15:46

Publikimi i vlerësimeve të vitit 1996 dhe ndryshimi i disa neneve të të ligjit për trajtimin e pronës, për shoqatën “Pronësi me Drejtësi” vijon të përkeqësojë më tej interesat e ish-pronarëve.  Përfaqësuesi Myrshit Vorpsi në një intervistë për "Tema TV" komenton ndryshimet e fundit dhe i bën thirrje pronarëve të ankimojnë vendimet në Gjykatë. Sipas tij, fryma e ligjit në fuqi shkon drejt një konfiskimi, ndërkohë që ligji i 1945-ës, bëri shpronësim pa dëmshpërblim. 

Ligji 133 i ka sjellë një humbje efektive pronarëve. Në qoftë se kishim një shtetëzim në vitin 1945, po që ishte me forcë, me dhunë dhe pa dëmshpërblim, ky tjetri është një konfiskim i pronës së pronarëve shqiptarë, por këtë radhë me ligj.

Nëse Gjykata e Strasburgut do të marrë edhe një vendim të vetëm nga këto 86 vendime, i cili do të godasë thelbin e këtij ligji 133, që është neni 6 që parashikon vlerësimin e tokës sipas zërit kadastral në momentin e shpronsimit, atëherë shoqatës i lind e drejta që t'i drejtohet edhe njëherë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqëzimin e nenit 6 që efektivish do të thotë rrëzim i ligjit 133/15", tha ai

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.