Juncker habit me deklaratat: Nuk kemi diferenca me ekstremin e djathtë

Postuar në 20 Dhjetor, 2017 11:08

Një deklaratë që do të diskutohet gjerësisht është ajo e presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. I pyetur në lidhje me formimin e qeverisë së re në Austri dhe pjesëmarrjen e partisë së ekstremit të djathtë FPO në kabinet, Juncker u tregua i gatshëm të bashkëpunojë me to, duke marrë si shembuj eksperiencën e tij me disa vende të Ballkanit.

"Unë punoj me partnerin e ekstremit të djathtë të kryeministrit Tsipras, me partitë e ekstremit të djathtë në Bullgari, Slloveni dhe gjetkë, pse të ekzagjerojmë çështjen e Austrisë kur bëhet fjalë për raste të tjera?"

Presidenti i Komisioni Evropian kërkoi të mos ketë ndonjë "paragjykim" në lidhje me qeverinë austriake të  Sebastian Kurz. "Kjo qeveri mori një pozicion shumë të qartë në favor të Europës dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua"-këmbënguli Juncker. "Ne do të gjykojë qeverinë austriake, si të gjitha qeveritë, nga aktet, "sidoqoftë", programi ynë qeveria ka rënë dakord për të nga pothuajse 100%"-tha Juncker.

Kreu i Komisionit Europian është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij dhe seriozitetin e treguar në raport udhëheqësit europianë dhe çështje që preokupojnë Europën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.