Zgjidhet Kryeprokurorja e Përkohshme, Opozita në tym (Video)

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 12:15

Me 69 vota të mazhorances, Parlamenti zgjodhi Arta Markun në postin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Votimi u zhvillua mes protestes së opozitës brenda në sallë ku u hodhën edhe tymuese, si dhe jashte saj, ku mbeshtetes të saj tentuan të hyjnë në sallen e kuvendit, gjë që nuk u lejua nga kordoni i policisë.

Seanca u ndërpre disa herë pasi deputetët e opozitës tentuan të shkojnë në foltoren e parlamentit. Kryeprokurorja e zgjedhur bëri betimin në parlament, mes tymueseve dhe duartrokitjeve te deputeteve te mazhorancës.  Pas seancës Sali Berisha foli për djegie mandatesh të deputetëve të opzoitës, çka paralajmëron një bojkotim të parlamentit dhe futjen e vendit në një tjetër spirale krize, në kohën kur vendit i kërkohet të plotësojë kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.