Reagon ambasada e SHBA: Poitikanët shqiptarë po luftojnë njëri-tjetrin

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 15:59

Efekte të reformës në drejtësi i quajti Ambasada Amerikane zhvillimet në parlament dhe përplasjet që ndodhën në sallën e parlamentit. Në një deklaratë për mediat, selia diplomatike e SHBA dënoi dhunën dhe akuzoi Adriatik Llallën se ka refuzuar të hetojë politikanë. Këta të fundit sipas saj thjesht po luftojnë njëri-tjetrin.

Deklarata e Plotë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.