Macron: "Assad do të qëndrojë në pushtet"

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 14:59

 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi gjatë një inerviste për “France 24” se Bashar al-Assad do të qëndrojë në pushtet. Sipas tij, është situata në terren ajo që e përcakton një gjë të tillë.

“Bashar al-Assad do të jetë aty. Ai do të jetë sepse ai është i mbrojtur nga ata që kanë fituar luftën në terren, pavarësisht nëse është Irani apo Rusia”, citohet Macron. 

Ndonëse e ka quajtur Assadin një “armik të popullit sirian”, kreu i shtetit në Francë ka zbuluar se “plani i Francës është të fitojë paqja, të çminohet dhe demilitarizohet Siria dhe të gjendet një zgjidhje politike që do të mundësojë një paqe afatgjatë që do të thotë mbrojtje për të gjitha minoritetet, si krisitianët, shiitët dhe sunitët”. Ai ka shtuar se Assad do të përgjigjet më vonë për krimet e veta përpara një gjykate ndërkombëtare.

http://www.france24.com/en/20171217-french-president-macron-predicts-isl...

Sipas Macron fitorja përfundimtare në Siri mund të arrihet në mesin apo fundin e muajit shkurt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.