Çmimi i energjisë nuk pritet të ndryshojë

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 20:17

Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 8 dhjetor të këtij viti një vendim  ku shprehet qartë se miratimi i programeve ekonomike dhe çmimeve për kompanitë e tregut energjetik, duhet të marrin parasysh impaktin që do të ketë në çmimin final të konsumatorëve. Në këtë rast, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i lejonte korporatës elektroenergjitke që të vendoste çmimin me të cilin ia shet OSHEE energjinë për furnizimin e klientëve të saj të ishte sipas kostos reale të prodhimit, duke u përjashtuar nga tregu i rregulluar.

Por ky vendim i fundit sipas televizionit Klan thotë  çmimi i saj duhet të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme, në këtë rast pronari: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi thotë qartë që Asambleja duhet të ketë parasysh se si çmimi që do të miratohet do të ndikojë tarifat e klientëve të OSHEE.

Vendimi detyron po ashtu kompaninë e shpërndarjes, që të furnizojë pandërprerje edhe institucionet e rëndësisë së veçantë, përfshirë ujësjellësat, të cilën kanë dhe borxhet më të mëdha pranë OSHEE-së. Pas këtij vendimi pritet që ministria të miratojë çmimin që KESH do t’i shesë energji OSHEE-së, ku burime për televizionin Klan thonë se ai do të mbetet në të njëjtat nivele rreth 1.5 për kilovat orë nga 1.4 që është sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.