Kristinës i pëlqen të shikojë çiftet

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 18:04

Christina Ionno. Ky është emri që përtypet pas imazheve befasuese të kanadezes së parezistueshme. E gjatë, e hollë, me gjoks të vogël, qafë e lartë dhe flokët e bollshëm. Portreti perfekt për të bërë qarkun e shkurtër me imagjinatën e çdo mashkulli. Fotogragfi Antoine Verglas plotëson këtë kënaqësi estetiko-hormonale me një gjetje po aq perfekte të intimitetit të lakuriqësuar, por pa e kthyer vaginën në një objekt. Ai e fton modelen ta shfaqë atë por duke na tërhequr gjithnjë drejt bukurisë; pjesët erogjene nuk janë e dukshmja shpërthyese, por copëza të “padukshme” të së tërës. Edhe pse pa to Christina vështirë se do të ndihej kaq krenare sa duket.

Në intervistën e shkurtër ajo rrëfen disa gjëra interesante. “Në krevat asnjë partner nuk duhet shtyrë përtej limiteve”, ose tjetra që “më pëlqen vujerizmi”. Pra të shikojë të tjerët që kryejnë marrëdhënie. Pa humor: Po sikur padashje një prej çiftit të fiskohet mbi Christinën, e cila duket se ka një minus me atë që na thotë përmes pamjes: Emrin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.