Serbia për qëndrimet e Zaev për Kosovën në UNESCO: Ai nuk e mban fjalën

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 10:05

Beogradi zyrtar ka reaguar menjeherë pas premtimeve të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, deklaroi dje përmes një daljeje të posaçme për shtyp, se kryeministri i Maqedonisë nuk e ka mbajtur fjalën ndaj Serbisë. Sipas tij, pak kohë më parë, Zaev kishte deklaruar se do të abstenonte për kandidaturën e Prishtinës në UNESCO, ndërkohë që në vizitën e fundit në Kosovë, ka thënë tjetër gjë.

“Ndonëse ai bëri një premtim publik të abstononte në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe se kjo do të ishte provë e miqësisë në raport me Serbinë, Zaev vendosi të mbështesë Prishtinën”, tha Vulin. Sipas tij, Zaev nuk di të respektojë asnjë fjalë dhe se nuk kupton se Serbia është mike e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.