Nuk heq dorë nga karta e Bashës, përplasje e hapur me Donald Lu

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 23:46

Sali Berisha beson se Lulzim Basha është zgjedhja e duhur për të rikthyer Partinë Demokratike në pushtet, ndonëse PD humbi 200 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Në një intervistë për ABC News ai ka dalë hapur në mbështejtje të Bashës dhe vazhdimësisë së tij në krye të PD-së, duke gjetur gabime sa te këshilltarët e kryetarit të PD-së dhe po aq të vjedhja e votave.

“Kurrë nuk mund të bëhet një statut për largimin e kryetarit të Partisë, por një statut për ta çuar partinë në zgjedhje. Unë do të preferoja që të gjendej ujdia dhe mirëkuptimi dhe kjo është e arritshme, pasi Basha ka marrë përgjegjësitë e veta. Nëse do të themi se kjo që pësoi Partia Demokratike ka një përgjegjës dhe ai është Lulzim Basha kjo nuk e zgjidh problemin. Secili duhet të shohë copëzën e përgjegjësisë së tij. Kundërshtarët e zotit Basha nuk iu adresuan Forumeve të Partisë, këta duhet t’i drejtoheshin  forumeve. Të luftojmë që statuti të funksionojë siç duhet” –deklaroi Berisha. Ai u shfaq i prerë kundër një qeverie PS-PD me fokus integrimin e vendit, nisur edhe nga eksperienca e hidhur e 18 Majit, një marrëveshje të cilën e quajti të vdekur.  “Një qeveri e përbashkët nuk zgjidh gjë”-deklaroi Berisha ndërsa foli ashpër kundër ambasadorit amerikan që sipas tij kërkon të emërojë vetë Prokurorin e Ri.

"Zoti Lu është në konflikt interesi. Ai ka 2 probleme. Ai do që Llalla të ikë sepse e vërteta është që Llalla e ka akuzuar Zotin Lu për korrupsion. Zoti Lu duhet të përgjigjej. Ai kërkon që të jetë më i pranishëm sesa i takon. Së dyti ai ka kërkuar indirekt të japë emra për prokuror. Kjo është e vërteta. Nëse ai bën këtë ka dalë nga detyra e tij. Kjo është e papranueshme"-shtoi më tej ish-kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.