Zaev në Kosovë: Dakord për hetimin ndërkombëtar për rastin Kumanova

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 14:15

Zoran Zaev ka mbërritur në Kosovë në një vizitë të parë të një kryeministri maqedonas në shtetin më të ri të Ballkanit. Nga raportimet e ndryshme duket se vizita ka qenë e suksesshme po të gjykohet nga numri i marrëveshjeve të nënshkruara dhe nga fakti se është rënë dakord për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta mes të dyja qeverive. Konkretisht janë nënshkruar 19 marrëveshje bilaterale, 16 dokumente tjera dhe ndërkohë 20 marrëveshje tjera janë në pritje për t’u firmosur, vendime që merren në kontesktin e një marrëdhënieje ndërshtetërore që konsideron se nuk ka probleme.

“Kosova dhe Maqedonia janë dy vende miq që nuk kanë çështje të hapura. Sot patëm mundësinë të bisedojmë për shumë çështje në interes së dy vendeve. Unë jam kryeministri i parë i Maqedonisë që viziton Kosovën dhe jam shumë i lumtur për këtë. Sot patëm mundësinë të bisedojmë për prespektiva në interes të dy vendeve, folëm për ndërtimin e shpejtë të autostradës Shkup-Bllac, folëm për hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stançiç. Me Kosovën kemi nënshkruar 19 bilaterale, 16 dokumente tjera dhe momentalisht përgatiten të nënshkruhen edhe 20 marrëveshje janë në pritje për t’u firmosur në interes të qytetarëve tonë – tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev në konferencën për shtyp me homologun Kosovar, Ramush Haradinaj.  Ai ka ftuar këtë të fundit për vizitë zyrtare në Maqedoni vitin e ardhshëm. Një nga pikat e veçanta të qëndrimeve të Zaev ishte gatishmëria e tij për t’iu përgjigjur kërkesës së palës shqiptare për hetim ndërkombëtar në rastin Kumanova.

“Në këtë aspekt kemi qëndrime të përbashkëta se duhet të ketë hetim ndërkombëtar ose të ftohen përfaqësues ndërkombëtar të cilët do i trajtojnë të gjithë elementet dhe do japin përgjigje pyetje që qytetarët duhet t’i dinë. Ne absolutisht këtë çështje nuk e shikojmë si pengesë për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe jemi të bindur se në interes të opinionit publik do të bashkëpunojmë   që qytetarët të munden ta dinë të gjithë të vërtetën e këtij rasti i cili përfundoi në maqedoni përfundoi tragjikisht”, deklaroi Zaev që në axhendë ka takime edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli. 

http://www.alsat-m.tv/zaev-do-te-kete-hetim-nderkombetar-per-rastin-kuma...

Ngjarjet e Kumanovës ishin një seri shkëmbisesh zjarri mes disa personave të armatosur dhe policisë maqedonase më 09 maj 2015 ku mbetën të vrarë 8 policë dhe 10 persona nga grupi i armatosur, Po kështu u plagosën 37 policë. Shqipëria kërkoi hetim ndërkombëtar dhe një marrëveshje të re zëvendësuese ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Duket se Zaev, asokohe opozitari i bombave të përgjimit ka marrë angazhim për t'iu përgjigjur një kërkese që mbetet e paqartë se nga cilat arsye motivohet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.