"Kosova, një shtet në prag të kolapsit. Marrëdhënia Rama-Vuçiç, shumë e rëndësishme"

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 14:47

Ish-përfaqësuesi i Lartë për Bosnje Hercegovinën, Wolfgang Petritsch ka dhënë një intervistë për rrjetin gjerman Deutesche Welle, përmes të cilës jep disa konsiderata për Kosovën dhe Shqipërinë. Duke vendosur një metër krahasues për lëvizjet në rajon, ai thekson forcën e Serbisë, kredibilitetin e shtuar të Vuçiç, sidomos me krizën e refugjatëve sirianë duke bërë thirrje që “Serbisë t’i jepet një bonus besimi”.

Krahasimisht me këtë përshkrim, në sytë e Petritsch, Kosova paraqitet dobët dhe madje sipas tij, Kosova është në prag të kolapsit si shtet.

“Kosova ёshtё politikisht njё vend mjaft i pёrҁarё. Ështё njё shtet i dobёt nё prag tё kolapsit mund tё thuash – pikёrisht krahasuar me Serbinё, qё nё pёrgjithёsi ёshtё zhvilluar shumё fort ekonomikisht. Por edhe nga Prishtina duhet kёrkuar qё tё bёjё lёshime. Detyra konsiston nё atё, qё mundёsisht shpejt t'i bёjё lёshime komunitetit serb nё Kosovё. Para disa vitesh ato kanё nёnshkruar, qё atje tё krijohet njё asosacion pёr minoritetin serb. Kjo mё nё fund duhet zbatuar. Unё besoj, qё tani e ka radhёn Prishtina pёr tё vepruar”, thotë ai.

Tjetër vlerësim përcjell diplomati për Shqipërinë, gjithnjë duke parë dhe analizuar nga perspektiva dipomatike apo ajo e politikës së jashtme. Sipas tij marrëdhëniea Rama-Vuçiç është diçka e re në rajon dhe ajo mund të ndihmojë në disa drejtime.

“Kryeministri i Shqipёrisё ёshtё me sa duket i interesuar, qё tё arrihet njё zgjidhje. Ai ka njё marrёdhёnie shumё tё mirё me Vuҁiçin – kёtё unё e konsideroj shumё, shumё tё rёndёsishme, kjo ёshtё diҁka e re. Shqipёria tani nuk duhet tё angazhohet vetёm nё mёnyrё tё njёanshme pёr Kosovёn. Unё besoj, se do tё ishte njё avantazh i madh, nёse Beogradi dhe Tirana do tё mund tё binin dakord, jo duke i anashkaluar tё tjerёt, por duke vepruar si forcё motivuese. Shqipёria nё kёtё drejtim mund tё luajё njё rol tё rёndёsishёm”, vijon diplomati në fjalë.

http://www.dw.com/sq/wolfgang-petritsch-be-s%D1%91-i-duhet-nj%D1%91-i-ng...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.