50% e rumunëve dhe bullgarëve privohen nga të mirat bazë

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 17:34

Në qarqet politike dhe ato ekonomike flitet për një “histori suksesi” të ekonomisë greke dhe kalim nga periudha e recesionit në një  fazë të re zhvillimi, por kjo nuk ka reflektuar në gjendjen financiare të qytetarëve.

Sipas Eurostat, një në tre grekë ose rreth 32% në vitin 2016, nuk ishte në gjendje të gëzonte të mirat bazë, duke e renditur Greqinë në vendin e tretë mes shteteve evropiane ku qytetarët privohen nga të mirat bazë.

Në krye të listës janë Rumania dhe Bullgaria, ku një në dy qytetarë nuk gëzon të mirat elementare bazë. Kjo do të thotë se një qytetar nga këto vende nuk përballon 5 nga gjërat e mëposhtme;

 - Kosto shtesë

- Nuk bën dot një javë pushime jashtë

- Të mos vonojë pagesën e taksave, qirasë, faturave të shërbimeve ose këstet nga blerja e produkteve të  konsumit

- Të kenë një vakt me mish, pulë, peshk ose perime një herë në dy ditë

- Të ketë ngrohje në shtëpi

- Të mbajë një makinë për përdorim personal

- Të zëvendësojë mobiliet e shtëpisë nëse janë vjetëruar

- Të përsërijnë garderobën

- Të kenë  dy palë këpucë që përshtaten në mënyrë të përkryer në këmbët e tyre

- Të shpenzojnë  pak para për veten e tyre çdo javë

- Të kenë aktivitete të rregullta të kohës së lirë

- Të ftojnë një herë në muaj të afërmit ose miqtë për pije ose ushqim

- Të kenë një lidhje interneti

Sipas të dhënave të 2016, 16% të popullsisë të BE-së (75 milionë njerëz) vuajnë mungesën e të mirave bazë. Në vitin 2016, përqindja më e lartë e privimit social u regjistrua në Rumani me (50%) ose gjysma e popullsisë, e ndjekur nga Bullgaria me (48%), Greqia me (36 %), Hungaria me (32%) dhe Lituania me (29%).

Në të kundërt, shtetet nordike dhe Luksemburgu raportuar përqindjet më të ulëta të privimit social; Suedia 3% , Finlandë  4%, Luksemburgu 5%  dhe Danimarka 6%. Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përqindja e privimit social është më e lartë në kategorinë e njerëzve me nivel të ulët arsimor (ose të mesëm të ulët) arsim.

http://www.protothema.gr/greece/article/740536/eurostat-enas-stous-treis...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.