Presidenti shpreh rezerva për pavarësinë e Helidon Bendos në krye të SHISH

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 12:40

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur sot për herë të parë për mosdekretimin e Helidon Bendos në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ. Ai është pyetur gjatë një konference për shtyp me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç, që ndodhet në një vizitë në Tiranë dhe ka dhënë këtë përgjigje: 

Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare

Nga aq sa mund të kuptohet nga kjo deklaratë, duket se Bendo nuk është bindës në sytë e presidentit për arsye që kanë të bëjnë me neutralitetin e tij. Në momentin e propozimit nga kryeministri, disa media raportuan se ai është njeri shumë i afërt me amerikanët, diçka që jepte garanci për “asnjëanësinë” e tij. Me sa shihet, kjo nuk vlen në sytë e presidentit të ri që ka patur jo pak përballje me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.