Europa i thotë "Jo" Netanjahut

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 21:17

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nisi turin në Evropë për t'u kërkuar aleatëve të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, siç bënë SHBA, por u përball me një mohim të vendosur nga ministrat e jashtëm europianë, të cilët besojnë se ky veprim minon procesin e paqes. 

Gjatë vizitës së tij të parë në selinë e BE-së në Bruksel, Netanjahu tha se shpallja e Presidentit Donald Trump i shërbeu paqes në Lindjen e Mesme "duke theksuar se realiteti aktual është themeli i paqes".

Por edhe aleatët më të ngushtë evropianë të Izraelit kanë hedhur poshtë këtë logjikë dhe argumentojnë se njohja e njëanshme e kryeqytetit të Izraelit kërcënon të ringjallë dhunën dhe të shkatërrojnë më tej shanset e paqes.

Pas një takimi mëngjes mes Netanyahut dhe ministrave të jashtëm të BE-së, ministri i jashtëm suedez tha se asnjë nga evropianët që morën pjesë në këtë takim me dyer të mbyllura nuk shprehën mbështetje për vendimin e Trump dhe se asnjë vend nuk ka të ngjarë të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për të transferuar ambasadën në Jeruzalem.

Ministrat e jashtëm të BE-së që morën pjesë në takim përsëritëm qëndrimin se territoret e pushtuara nga Izraeli gjatë luftës së vitit 1967 , përfshirë dhe Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor në lartësitë Golan nuk janë brenda kufijve të Izraelit .
Javën e kaluar Ministria e Jashtme e Çekisë tha se do të marrë parasysh mundësinë për të transferuar ambasadën çeke nga Tel Avivi në Jerusalem, ndërsa Hungaria përmes një deklarate dënoi vendimin e SHBA-ve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.