28 prokurorë e gjyqtarë nuk justifikojnë pasurinë

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 10:12

Rreth 28 nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët të parë, të cilët po i nënshtrohen procesit të Vetingut, nuk e kalojnë testin e justifikimit të pasurive me dokumentacion ligjor.

Gjetjet e shënuara nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive konsistojnë në mungesën e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, në fshehjen e pasurive, në deklarim të rremë të pasurive si dhe në situatën e konfliktit të interesit.

Sipas shqiptarja.com konstatimet mësohet se janë pranuar dhe konfirmuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët kanë pasur akses në të gjitha provat që kanë mbledhur inspektorët rreth pasurive të 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë.

Kjo do të thotë se, nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do të konfirmojnë gjetjet e konstatuara nga ILDKP, prokurorët dhe gjyqtarët në fjalë do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë. Hetuesit e SHBA-BE po kryejnë gjithashtu një verifikim paralel, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të paraqesin prova shtesë pranë Komisionit të Kualifikimit, rreth pasurive të 68 subjekteve të para.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.