Egjipti thirrje vendeve arabe: Hapni ambasadat në Jeruzalem

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 11:52

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të zhvendosur  ambasadën e ShBA në Jeruzalem, duke njohur këtë të fundit si kryeqytet të Izraelit, ka prodhuar reagimet e para praktike. 
Mohamed Al-Ghoul, zv. Kryetar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në parlamentin egjiptian, bëri thirrje që vendet arabe të bëjnë të njëjtën gjë. Pra të zhvendosin ambasadat e tyre në Palestinë po në Jeruzalem. Ai ka kërkuar që të gjitha vendet arabe të njohin me ligj shtetin palestinez dhe të hapin selitë në qytein e shenjtë. 
Sipas tij kjo që po ndodh është përgjegjësi e presidentit Trump i cili ka provokuar edhe raportet mes ShBA dhe vendeve arabe. 
“Amerika ka dëshmuar se nuk është neutrale në konfliktin izraelito-palestinez dhe është zbuluar se qëndron tërësisht në favor të Izraelit. Ne duhet të ndalim së pari ShBA si një vend neutral në zgjidhjen e konfliktit. Do të ishte më e ndershme për ShBA nëse i ka mbetur nder ende që të ulet në tavolinën e bisedimeve në krah të Izraelit”, tha ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.