Pakësohet shtresa e mesme në Greqi, 700 mijë kalojnë në vafrëri

Postuar në 06 Dhjetor, 2017 20:11

Klasa e mesme e Greqisë po pakësohet dhe po shkon drejt varfërisë. Sipas një sondazhi rreth 700,000 njerëz janë tani më afër vijës së varfërisë, ku më të ekspozuar janë të rinjtë e moshës 16-24 vjeç.

Sipas të dhënave të ofruara nga instituti Dianeosis, përqindja e njerëzve në rrezik varfërie apo përjashtimi social është rritur nga 28.3% në vitin 2007 në 35.6% në vitin 2016.

Kjo do të thotë se një segment i rëndësishëm i popullsisë që konsiderohej si klasë e mesme para fillimit të krizës financiare të Greqisë  tani janë në rrezik të madh për t'u margjinalizuar. Nga ky trend ishin të prekur si burrat ashtu dhe gratë duke vënë në dukje se njerëzit më të moshuar mbi 55 vjeç, kryesisht pensionistë, ishin më pak të prekur.

http://www.keeptalkinggreece.com/2017/12/06/greece-poverty-middle-class/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.