Hisako Koyama, astronomja amatore, puna e së cilës njihet nga komuniteti shkencor

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 12:33

Hisako Koyama, mund të konsiderohet si një nga vëzhgueset më rigoroze të Diellit në 400 vitet e fundit. Ajo nuk është një astronome në formim dhe arsimim, por këmbëngulja dhe vëzhgimi i përditshëm i aktivitetit diellor, njollave të yllit tonë, të gjitha të realizuara me dorë, e bëjnë japonezen një ndër njerëzit më të veçantë.

Janë 40 vjet të jetës së saj të investuara në një punë të motivuar nga pasioni dhe nga një kuriozitet që nisi qysh herët, kur ajo pa për herë të parë dritën e një meteori që binte nga lartësitë.

“Të jashtëzakonshme”, kështu e cilëson punën e saj, Delores Knipp, një profesore e inxhiniereisë aerospaciale në Kolorado.

Historia e Koyama nis në netët e Luftës së Dytë Botërore, kur me një teleskop 36 mm nisi të vëzhgonte dhe të vizatonte me dorë njollat e Diellit dhe ta dërgonte në Oriental Astronomical Association.

Më pas ajo nisi të përdorte një teleskop refraktor 20 cm nga muzeu i shkencës në Tokio për të dokumentuar aktivitetin e Diellit. Kështu vijoi një pasion i një jete të tërë që konkludon së fundmi me njohjen nga komuniteti shkencor, teksa punimet e saj janë konsideruar si kryesoret në përpjekjen për të kataloguar regjistrimet e njollave të Diellit qysh nga viti 1610.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.