Eksporti amerikan i obezitetit

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 11:44

Mirëqenia e përgjithshme në botë mund të jetë rritur, por bashkë me të, dhe problemet janë shtuar. Dhe ato po shfaqen këmbëngulëse dhe të thella për nga pasojat e veta aty ku pritej më pak. Ushqimi dhe kultura e të ushqyerit është sot një ndër problemet kryesore në botë. Nga njëra anë ka qindra milionë të uritur, nga ana tjetër ka qindra milionë obezë. Të dyja janë faktorë që në fund peshojnë në jetëgjatësinë e njeriut dhe ekonominë globale.

Në një shkrim të vetin në Project Syndicate, profesori i Ekonomisë dhe Politikës Publike në Harvard, Keneth Rogoff, shkruan për atë që ai e quan eksporti i kulturës amerikane të të ushqyerit dhe pasojat e saj në ekonomi.  Ai sjell disa të dhëna konkrete që ilustrojnë thellësinë e problemit: 800 milionë njerëz sot në botë nuk kanë ta hanë, 700 milionë, përfshirë 100 milionë fëmijë janë obezë. Rogoff flet për një epidei obezideti, që sipas tij afekton shumë ekonomitë e vendeve të zhvilluara dhe ato në zhvillim. Obeziteti është në rritje të madhe në vende si SHBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja.

Konkretisht, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, vlerësohet se 40% e të gjithë amerikanëve janë obezë, nga të cilët 20.6% janë adoleshentë të moshës 12-19 vjeç. Për të kuptuar më mirë ndryshimin vjen në ndihmë një tjetër e dhënë: në vitet ’60 pesha mesatare e një mashkulli amerikan ishte 75 kg, ndërkohë që qysh nga ajo kohë gjatësia mesatare është rritur me vetëm 2.5 cm. Po ku qëndron problem ekonomik i këtij ndryshimi të madh?

Rogoff sjell të dhëna që lidhin obezitetin me shfaqjen e sëmundjeve si Diabeti i tipit II, ataket kardiakë dhe disa lloje kanceri. Konstot e trajtimit të tyre arrijnë në 200 miliardë dollar në një vit vetëm në SHBA.

Në themel të kësaj katastrofe të zgjatur sipas autorit është kryesisht mënyra sesi amerikanët ushqehen aq sa së fudmi shumë qeveri në botë kanë ndërmarrë iniciativa për ekudimin e popullatës. Dhe më e keqja, kultura amerikane e ushqimit po depërton shpjet në vende të tjera si Meksika fqinje, apo Kanadaja. Në fund Rogoff bën një apel për qeveritë që do të hyjnë marrëdhënie tregëtare me SHBA që të tregojnë kujdes për atë që po bëjnë përpara se të jetë vonë. Në këmbimet tregëtare ushqimi është baza dhe nëse nuk parandalohen qysh tani shkaqet rritja e vëllimit të tyre, do të çojë në një problem që do të ketë pasoja shumë serioze në plan global.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.