Situatë kritike, evakuim me forcë banorëve

Postuar në 01 Dhjetor, 2017 13:10

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh se situata nga përmbytjet është kritike, pavarësisht marrjes së masave vitet e fundit. Ai tha se përmbytjet e këtij dhjetori rrezikojnë të jenë më të mëdha se ato të dy viteve më parë kur vendi kaloi në gjendje të emergjencës kombëtare. 

Prençi apeloi që banorët e të gjithë zonave të përmbytura në vitin 2015 dhe që janë prekur edhe këtë vit, duhet të braktisin shtëpitë e tyre. Në të kundërt, tha Prençi, autoritet do ndërhyjnë dhe do t'i nxjerrin forcërisht nga shtëpitë, pasi sipas tij, pritet vërshim i fuqishëm i disa lumenjve si Vjosa, Semani dhe Shkumbini. 

"Duhet të evakuohet popullata e përmbytur në 2015, pasi situata është në ato nivele si në 2015 ose edhe më ekstreme. Ndoshta edhe më e rëndë, por mund të përballohet për shkak të disa investimeve në shtratin, basenet e lumenjve dhe kanalet e kullimit. Edhe për ato familje që nuk pranojnë evakuimin, do ndërhyjë autoritetet për t'i evakuar forcërisht qoftë edhe me bagëtitë. Qytetarët të largohen në drejtim të të afërmëve ose në qendrat e ngritura nga bashkitë" tha Prenci për Report Tv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.