Në shah me 1 milionë dollarë

Postuar në 30 Nëntor, 2017 12:09

Pagesa e PD-së për lobim në ShBA është kthyer në çështje politike. Nuk dihet sesi 1 milionë dollarët e Lulzim Bashës ja kanë dalë që të kompensojnë në vëllim informacioni të përditshëm çështjen Tahiri dhe atë të trafikut të drogës. 
Një mesazh i ambasadës së SHBA me foto montazhin e Donald Lu me Elvis Presley është  një mesazh në këtë drejtim, por që merr vlerë vetëm në raport me politikanë si Lulzim Basha. I cili po hedh themelet e dështimit të projektit të vet politik, qoftë edhe me përgjigjet e veta aspak sqaruese për akuzën e 1 milionë dollarëve. 

“Kjo është një furtunë në gotë, që Edi Rama të mos i përgjigjet akuzave të faktuara për Saimir Tahirin, për Habilajt, për Balilajt, për vëllain e Fatmir Xhafës, për llogaritë off shore, për të cilat e ka akuzuar OSBE me emër dhe mbiemër me vlerë 200 milionë euro.
Për të akuzuar PD-në Rama zgjodhi Ballën që ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron as imuniteti parlamentar as fjalimet e stisura. 
Edi Rama bën mirë të pyesë Drejtorin e tij të Policisë se ç’ka bërë Balla një muaj më parë me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani. Kjo është maja e ajsbergut të zi për axhendën e vet politike. PD ka deklaruar në KQZ çdo shpenzim sipas ligjit”, tha Basha. 

Është po ai skenar i vjetër i lojës dhe zhurmës me akuza që ka vite që vazhdon, e në të cilën z. Basha pason si lojtar i radhës pa shtuar apo hequr gjë. Situata mund të jetë paradoksale në serinë e keqkuptimeve që prodhon: qytetarët janë të detyruar të marrin seriozisht atë që ka uzurpuar vendin e opozitës, sa kohë nuk gjenerohet një opozitë e re, ndërkohë që ata që luajnë, apo e luajnë z. Basha, ndoshta dinë aq sa të tallen me të, e ndoshta edhe me stresin e madh që po shpërndan kjo lloj politike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.