Zmbrapsje nga planet për transformimin me ligj të FSK-së

Postuar në 29 Nëntor, 2017 11:07

Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji

Koha Ditore shkruan se në takimet e së martës mes zyrtarëve më të lartë kosovarë dhe zv/ndihmës-sekretares amerikane të mbrojtjes, Laura Cooper, përkrahje e gjerë i është dhënë idesë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në takim me zyrtaren e lartë nga Pentagoni, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet “brenda kuadrit kushtetues të vendit, në bashkëpunim ndërinstitucional dhe me komunitetet”, dhe ka shtuar se ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me SHBA-në.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.