Kërkohet Moratorium për Vjosën

Postuar në 27 Nëntor, 2017 19:30

Kryeministrit Rama i ka mbërritur një letër nga Konfederata e Industrive  ku i kërkohet vendosja e një moratotiumi për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë. “I konsiderojnë të papranueshme planet energjetike të HEC-eve në rrjedhën kryesore dhe anësore të lumit Vjosë dhe HEC-in e Kalivaçit. Kërkojmë një moratorium të HEC-eve në Vjosë, në mënyrë që të kryhen studime të reja gjithëpërfshirëse për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore të hidrocentraleve nga aspekti i interesit publik afatgjatë”

Konfindustria thotë se është e papranueshme që veprat energjetike në lumin Vjosë të kryhen me studime ekonomike të vjetra 10 apo 20-vjeçare.Pak javë më parë 30 shkencëtarë nga 4 shtete te ndryshme te Europes akuzuan kompaninë Cinar shpk se kishte arritur të merrte lejen mjedisore për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit me anë të një studimi fals.

Ekologjisti i njohur gjerman në bote, Ulrich Eichelmann nga Riverëatch, një organizate jofitimprurëse austriake, thotë  se raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis për pocemin ishtë copy paste e një tjetër tjetër studimi të bërë në një zonë krejtësisht tjerër, që do të thotë se shkqncëtarët nuk kanë qenë atj. Vjosa nuk është studiiuar dhe askush nuk e di se cfarë gjallesash jetojnë në lumë. Për të ruajtur Vjosën nga ndërtimi i digave janë ndërmarre edhe fushata të udhëhequra nga shoqata ambjentaliste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.