Tjetër provë për ekonominë shqiptare të kanabisit

Postuar në 26 Nëntor, 2017 20:43

Në kulmin e debatit për trafikun e drogës nga Shqipëria, vendi ekspozohet me një tjetër provë të fortë se vijon të jetë hambar i kanabisit të kultivuar vitet e fundit. Trafikantë  shqiptarë të drogës u nisën të premten pasdite me një gomone me shpejtësi të lartë, "të ngarkuar" në brigjet të Shqipërisë për të shkuar drejt Greqisë dhe Italisë.

Autoritetet bregdetare të Korfuzit, të cilët panë lëvizjet e grupit filluan ndjekjen e gomones, ndërsa në operacion u përfshinë edhe helikopterë të ushtrisë greke. Në pranga u vunë dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian, të cilët u arrestuan, ndërsa brenda skafit u identifikuan pako të mëdha kanabisi me peshë rreth 1.6 ton.

Në hetimet paralele janë arrestuar dhjetë anëtarë të organizatës kriminale, duke përfshirë tre anëtarët e ekuipazhit të anijes së lundrimit. Për trafikun e drogës nga Shqipëria autoritetet greke kanë shprehur jo pak shqetësim, duke artikuluar edhe publikisht. 

Kujtojmë që nga një hetim i DEA-s amerikane dhe autoriteteve greke u zbulua një prej rrjeteve më të mëdhenj të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Kelmend Balili, ish-zyrtar i qeverisë Rama 1 me detyrë drejtor i Transporteve të Sarandës.  

http://www.kathimerini.gr/936408/gallery/epikairothta/ellada/e3ar8rwsh-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.