Irani: Nëse Europa kthehet në kërcënim, rrisim rrezen e raketave mbi 2000 km

Postuar në 26 Nëntor, 2017 13:13

Irani paralajmëron Europën se do të rrisë rrezen e raketave të veta nëse do të ndihet i kërcënuar. Reuters citon numrin dy të Gardës Revolucionare, sipas të cilit Teherani është në gjendje të rrisë rrezen e raketave mbi 2000 km.

“Nëse e kemi mbajtur rrezen e raketave deri në 2000 km nuk e kemi bërë këtë për mungesë teknologjie. Ne po ndjekim një doktrinë strategjike. Deri më tani ne kemi ndjerë se Europa nuk është një kërcënim…por nëse Europa do të kthehet në kërcënim ne do të rrisim rrezen e raketave tona”, tha Gjenerali Hossein Salami.

Deklarata vjen pas përplasjes më të fundit me SHBA, që akuzoi Teheranin se ka furnizuar me raketa militant Houthi në Jemen, të cilët akuzohen se kanë goditur Arabinë Saudite, SHBA bëri thirrje që OKB të mbajë si përgjegjës Iranin për shkeljen e dy rezolutave. Nga ana tjetër, acarime të mëdha janë vënë re mes Teheranit dhe Arabisë Saudite pas largimit nga pushteti të kryeministrit libanez, Hariri që mendohet se është peng i sauditëve.

https://www.reuters.com/article/us-iran-missiles-europe/iran-warns-it-wo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.