Fluturon borxhi i Italisë, Roma refuzon masat drastike financiare

Postuar në 25 Nëntor, 2017 22:19

Pavarësisht nga shqetësimet e Komisionit Evropian për nivelin e borxhit publik italian dhe konstatimit se reduktimi  aktual nuk është në përputhje me angazhimet e Qeverisë italiane, Roma përjashton në mënyrë eksplicite masat e jashtëzakonshme financiare.

Komisioni ka gjetur se defiçiti italian nuk është në rënie me normat e dakorduara. Diferenca midis angazhimeve dhe zvogëlimit aktual është 0.2%, ose përafërsisht 5 miliardë euro.
Qeveria e Romës është insiston se vitin e ardhshëm GDP e vendit do të rritet me 1.5%. Por Brukseli kufizon parashikimin e saj në 1.3% dhe kujton se Italia ka rritjen më të ulët ekonomike në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. 
Në të njëjtën kohë, borxhi publik i Italisë vazhdon të tejkalojë 130% të PBB-së. Shumë analistë theksojnë se Italia duhet të kishte përfituar rritje ekonomike për të reduktuar borxhin në mënyrë efektive.
Të dhëna këto që krijojnë një klimë pasigurie në funksion të zgjedhjeve parlamentare italiane të pranverës së ardhshme. Fushata zgjedhore, në fakt tashmë ka filluar. Dhe është pothuajse e natyrshme që të gjithë të mohojnë se në këtë fazë se  do të ndërmarrin masa të reja ekonomike.

Zgjedhjet megjithatë ka të ngjarë të zhvillohen  në mars siç preferojnë Matteo Renzi dhe Silvio Berluskoni. Majin e ardhshëm, Bashkimi Evropian do të vendosë nëse Roma duhet të bëjë shkurtime të mëtejshme. Dhe të gjithë shpresojnë që gështenjat nga zjarri t'i nxjerrë qeveria e re, e cila do të pasojë atë të Paulo Gentilonit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.