“Europë e vendimeve me dyer të mbyllura, shovinizmit dhe nacionalizmit”

Postuar në 25 Nëntor, 2017 11:32

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka akuzuar ashpër Bashkimin Europian dhe institucionet jodemokratike të tij. Përmes një interviste për gazetën franceze “Le Figaro”, Tsipras ka folur për atë Europë që i merr vendimet me duer të mbyllura, për një Europë shoviniste dhe ku po dominion nacionalizmi. 
“Institucionet europiane duhet të bëhen më demokratike. Ne nuk mund të vazhdojmë ende me vendime që merren me dyer të mbyllura. Europa nuk mund të jetë një forum për diskutime teknokratësh apo liderësh politikë ku në fund, më të fuqishmit imponojnë vendimet e tyre, si p.sh në rastin e Gjermanisë…Europa nuk mund të ecë përpara me shovinizëm dhe nacionalizëm”, citohet Tsipras. 
Ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Francë ku është pritur nga presidenti Macron. Franca ishte vendi që mbështeti fuqimisht qëndrimin e Greqisë në Eurozonë në kohën e diskutimeve me Trojkën. 
Lidhur me krizën e gjatë greke, kryeministri Tsipras u shpreh se “aventura greke përfundon në gusht të vitit 2018”. 
 “Për herë të parë mendoj se nuk është më një ëndërr. Kur u zgjodha për herë të parë në janar 2015, ishte një drejtim i qartë i ndryshimit për Greqinë dhe Europën. I pyetur për investimet kineze në Greqi, kryeministri grek ka gjetur këtë përgjigje ndaj një Europe që preferon të bëjë moral ndaj të tjerëve dhe të bëjë para për vete: 
Në vitet e fundit, Europa ka patur prioritet imponimin e ndëshkimit dhe kursimit ndaj grekëve. Nuk llogaritej fare investimi. Për të tjerë, Greqia ishte shumë tërheqëse dhe kinezët përfituan nga mundësia për të investuar. Siç e dimë, kushdo që merr rreziqe mund të fitojë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.