Teatri i Kukullave do të kthehet në Qendër Hebraike

Postuar në 24 Nëntor, 2017 11:43

Teatri i Kukullave të Tiranës, godinë që ndodhet në qendrën historike të kryeqytetit dhe që dikur ka qenë parlamenti i Shqipërisë do të kthehet në një Qendër Hebraike. Propozimi është bërë nga vetë kryebashkiaku Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku theksoi se ky projekt dhe ai për rindërtimin e Teatrit Kombëtar janë në fazë diskutimi. 

Veliaj nuk dha më shumë detaje se nga kush ka ardhur ky propozim apo kush ka shprehur interes për të hapur një Qendër të tillë. Siç përmendi Veliaj, dy propozimet  pritet të paraqiten për miratim në mbledhjet e ardhshme.
 "Vendimi i parë ka të bëjë me krijimin e një Qendre Kulturore Shqiptaro-Hebraike, e cila mund të ngrihet tek Teatri i Kukullave pas një rikonstruksioni dhe zgjerimi të ambienteve. Propozimi i dytë parashikon ndërtimin e një teatri të ri kombëtar".  

Deri tani mund të flitet për hamëndësime se nga ka ardhur propozimi. Një prej hamëndësimeve lidhet me vizitën në Tiranë të djalit të multimiliarderit George Soros, Alexander Soros. Ka qenë vetë ky i fundit që pasi ka vizituar kryeqytetin e Shqiperise, ka ndare me miqte ne rrjetet sociale foto gjate kohes se kaluar ne Tirane.

Pjese e vizites dhe takimeve ne Tirane ka qene edhe nje darke e kaluar mbreme me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku. Kujtojmë që si Mazniku dhe Veliaj kanë qenë pjesë të Organizatës Mjaft, financuar nga fondacioni Soros.

Teatri i Kukullave filloi të ndërtohet nga austriakët dhe u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar. Ajo ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.