Zona Ekonomike Rajonale konkretizohet në vitin 2023

Postuar në 23 Nëntor, 2017 20:21

Plani i Veprimit për krijimin dhe funksionalizimin e një Zone Rajonale Ekonomike do të nisë të zbatohet në vitin 2023. Në kuadër të vendimeve të marra në Samitin e Triestes, më 31 tetor është zhvilluar në Bruksel takimi mes Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumit të Dhomës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. 

“E gjitha kjo duhet të inkurajojë ata që mund të jenë skeptikë në BE për të konsideruar sesa shumë përpjekje janë bërë nga qeveritë dhe sesa hapa po bëjnë ato drejt procesit të pranimit. Kjo është pjesë e procesit të pranimit përmes përmirësimit të potencialit rajonal në tregëti, prodhim, arsim, investime dhe në aplikimin e teknologjisë dixhitale në reformën e administratës publike”, tha sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviç. 

Plani i Veprimit i adoptuar më 12 korrik, konsiston në katër drejtime: tregëti, investime, lëvizje dhe tregu dixhital. Lidhur me tregëtinë palët kanë rënë dakord që të zbatojnë me sukses protokollet shtesë të marëveshjes CEFTA. Me interes është edhe drejtimi investimeve përmes të cilit palët angazhohen në projektimin dhe zbatimin e një axhende reformash rajonale që do të çojë në një harmonizim të politikave të investimeve në përputhje me standardet e BE-së. 

Ka një përpjekje që marrëveshja për Zonën Ekonomike Rajonale të paraqitet si një shtesë e marrëveshjes CEFTA. Kritikat që paraqiten në shkrimin e Politico, cituar nga European Western Balkans, referon vetëm Kosovën, e cila ka arsye ekonomike, politike dhe historike që ta kundërshtojë atë që quhet bashkim doganor. Në shkrim avokatia e nismës sillet përmes prononcimeve të zyrtarëve serbë, si ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç që sugjeron se askush nuk ka pse të kundërshtojë këtë nismë. Është i njëjti person që sot deklaronte se Serbia nuk do të njohë Kosovën si shkëmbim për integrimin në BE. Edhe nëse kjo është një lojë e zakonshme propagandistike, ngjan absurde të konsiderosh këtu ndonjë politikë serioze sa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën, por për mallrat e veta paguan doganë.

Nisma duket se mbështet nga Gjermania e cila ka ideuar një model të bashkimit të qymyrit dhe çelikut që ndoqi dikur me Francën si "zgjidhje emergjence…pa patur nevojë zgjerimin e BE". Duket se oferta më e mirë që i është lënë nën administrim Serbisë është ajo e mbajtjes së Ballkanit jashtë unionit, por pa lejuar destabilizimin. 

https://europeanwesternbalkans.com/2017/11/23/plans-regional-economic-ar...

Edhe sikur të marrim në vështrim dy përvoja, atë të BE dhe atë të Jugosllavisë, rezultati nuk është shumë premtues. Në rastin e parë, kemi sot një BE nën hegjemoninë ekonomike gjermane dhe këtë nuk e ka shumë qejf. Largimi i Polonisë dhe Hungarisë është pasojë edhe e këti modeli. 

Në rastin e dytë, është e njohur se Jugosllavia ishte disfunksionale edhe për shkak të një raporti të përmbysur ekonomik dhe politik mes Sllovenisë, Kroacisë dhe Serbisë. Kjo e fundit ka sot premisat më të mëdha që të jetë qendra ekonomike dhe institucionale e Zonës Rajonale Ekonomike dhe këtu qëndron edhe problemi. Nisma funksionon dhe ka garanci sa kohë që BE ka forcë për të qenë ombrella e saj. Por në kushtet kur për situatën e sigurisë në rajon dhe konfliktet e tij shihet se është SHBA që luan dhe imponohet dhe kur Serbia vijon të negociojë në të dy krahët, është e kuptueshme se Zona Rajonale është në finale një avantazh strategjik kryesisht për këtë vend. Jo se Serbia nuk ka sot avantazhe që lidhen me shumë faktorë, por të paktën faktori shqiptar, pa të cilin kjo nismë as që vlen dhe nuk merr dot jetë, do të duhet të kushtëzojë Beogradin me detyrime të qarta për të drejtat e shqiptarëve dhe me njohjen e Kosovës. Le të kujtojmë këtu se edhe për çështjen e kalimit të energjisë, Shqipëria u detyrua të kërkonte ndërmjetësimin e Gjermanisë, pas refuzimit nga Beogradi për shkak ttë raporteve me Kosovën. 

http://www.respublica.al/2016/11/18/ndihmë-nga-merkel-për-zhbllokimin-nga-serbia-të-interkonjeksionit-me-kosovën-për-çfarë

Nga ana tjetër, vetë dyshimet e aktorëve shqiptarë flasin për dështimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ekonomia do të diktojë shumëçka dhe nëse Serbia ia del të vërë në funksionim këtë nismë, ajo domtë rifitojë atë ndikim që e ka patur dikur me forcën e armëve. Është shumë e vështirë të besohet se entuziazmi i Beogradit për nismën të burojë nga konsideratat për integrimin në BE më shumë sesa nga interesat e veta direkte. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.