Putin: Çdo kompani e prodhimit ushtarak duhet të jetë gati në çdo kohë për të shtuar prodhimin

Postuar në 22 Nëntor, 2017 19:48

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga ndërmarrjet e prodhimit ushtarak, shtetëror dhe private, që të jenë në gatishmëir për të rritur prodhimin ushtarak dhe transportin e tyre në destinacion në çdo kohë. Mediat ruse raportojnë se deklaratat e Putin u bënë gjatë një konference me zyrtarët e lartë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe me menaxherët e kompanive më të mëdha.

“Do të doja të theksoja se aftësia e çdo kompanie për të rritur me shpejtësi produktet e mbrojtjes dhe shërbimeve kur të nevojitet, është një nga kushtet më të rëndësishme të sigurisë ushtarake të shtetit. Të gjitha kompanitë duhet të jenë gati për këtë”, tha Putin.

Konferenca ishte thirrur për të nxjerrë konkluzione për stërvitjen Zapad 2017 e zhvilluarmes forcave ruse dhe bjelloruse ku Rusia dërgoi rreth 3 000 trupa.

https://www.rt.com/politics/410646-putin-orders-all-russian-companies/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.