Burgim i përjetshëm për Mlladiç

Postuar në 22 Nëntor, 2017 12:47

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dënoi me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Gjyqtarët kur lexuan vendimin theksuan se udhëheqësi i forcave serbe të Bosnjës "kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme" për krimet e luftës të kryera në Srebrenicë dhe shtuan se Mlladiç ishte anëtar i një "ndërmarrje të përbashkët kriminale", e projektuar për të përndjekur  boshnjakët.

Sipas vendimit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë “Ratko Mlladiç ka pasur një rol kyç në krimet e luftës në Sarajevë dhe ka drejtuar "personalisht" bombardimet  në kryeqytetin e Bosnjës”

Para se të dilte në sallën e gjyqit, ish-kreu i ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic iu nënshtrua matjes së tensionit, ku avokati i tij i kërkoi gjykatës të shtynte lëshimin e aktgjykimit, duke përmendur si argument hipertensionin e klientin të tij. Sipas BBC, gjykatësit refuzoi kërkesën, duke bërë që Mlladic të fillojë të bërtasë, ndërsa gardianët po e nxirrnin nga dhoma.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.