Norma të larta radioaktiviteti në Europë, rrezatimi deri në Greqi

Postuar në 21 Nëntor, 2017 11:26

Shërbimi meteorologjik i Rusisë njoftoi se në në fund të shtatorit ka konstatuar nivele "jashtëzakonisht të larta" të izotopit radioaktiv ruten-106 , duke konfirmuar vlerësimet e Institutit të Shkencëtave të Rrezatimit dhe Sigurisë Bërthamore (IRSN) në Francë mbi origjinën e mundshme të elementit radioaktiv që ishte identifikuar në Evropë në fillim të tetorit.

Sipas agjencisë ruse, nivele më të larta janë zbuluar në Argkagias, një fshat në rajonin Chelyabinsk në Uralet jugore, ku nivelet specifike të izotopeve ishin 986 herë më të larta se normale. Argkagias është rreth 30 kilometra nga stacioni bërthamor Magiak ku në vitin 1957 në epokën sovjetike, ka patur një aksident të rëndë bërthamor të ndodhur  në uzinën e përpunimit të karburantit bërthamor.

Greenpeace Russia kërkoi nga Agjencia përgjegjëse për energjinë bërthamore “Rosatom” dhe Prokuroria të nisin një hetim të plotë mbi mundësinë e fshehjes të ndonjë aksidenti bërthamor që mund të ketë ndodhur.

Nga mesi i tetorit “Rosatom” raportoi se në mostrat mes të 25 shtatorit dhe 7 tetor nuk u zbulua ruten-106, përveç zonës së Shën Petersburgut. Ajo kishte siguruar se nivelet e radioaktivitetit ishin normale nëpër të gjitha objektet bërthamore ruse. Por Shërbimi meteorologjik “Rosgidromet” rus njoftoi se izotopi radioaktiv u zbulua në Tatarstan dhe në Rusinë jugore, duke arritur në të gjithë Evropën.

http://www.protothema.gr/environment/article/733599/me-duo-mines-kathust...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.