Vdes serialkilleri famëkeq Charles Manson

Postuar në 20 Nëntor, 2017 09:18

Charles Manson ndërroi jetë të hënën në moshën 83 vjeçare. Vrasësi serial amerikan ishte shtruar në spital javën e kaluar, ndërsa shëndeti i tij po përkeqësohej gradualisht. Ai ishte një nga vrasësit më famëkeq në SHBA, i cili ka qenë në burg për më shumë se 45 vjet.

Në 1960 Manson, një ish- i burgosur mblodhi në shtëpinë e tij në Los Anxhelos një grup njerëzish dhe formoi organizatën e quajtur "Familja Manson", anëtarët e së cilës ushqenin përkushtimin absolut ndaj tij.  Në verën e vitit 1969 ai kërkoi nga pasuesit e tij më të rinj të vrisnin shtatë njerëz, sipas planit për të shkaktuar përplasje fisnore.

Mes viktimave ishte  dhe Sharon Tate, gruaja e regjisorit Roman Polanski, e cila ishte 8 muajshe shtatzënë. Ajo u qëllua 16 herë me thikë nga anëtarët e organizatës Manson. Në vitin 1971 Manson u dënua me vdekje së bashku me katër anëtarë të organizatës së tij. Më vonë dënimet e tyre u kthyen në burgime të përjetshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.