Policia e Sajmirit para fshesës së Vettingut

Postuar në 20 Nëntor, 2017 12:35

Pastrimi i radhëve të policisë nga efektivët e korruptuar apo me lidhje kriminale është detyra që ka marrë përsipër ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Objektivi është që brenda vitit të hartohet drafti ligjor dhe më pas të kalohet në fazën konkrete të Vetting-ut. Por sipas ministrit është herët të thuhet se sa punonjës policie do të preken nga fshesa e Vetting-ut.

“Siç është bërë e njohur Vettingu është në procesin e hartimit të kuadrit ligjor. Besoj se shumë shpejt ju do të njiheni me dokumentin dhe analizën dhe me planin e veprimet. Dhe gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatorë, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti. Besoj se, edhe ju edhe unë, e kam shumë të vështirë të them se sa nuk do plotësojnë ato kritere e standarde që do të caktohen për mos të qenë më pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit”-deklaroi ministri i Brendshëm, pas një aktiviteti në Ministrinë e Drejtësisë.

Ajo që deri dje quhej “Policia që Duam”, sipas parrullave të adaptuara me filozofinë e ish-ministrit sajmir Tahiri sot  po rezulton me shumë pikëpyetje për integritetin e saj dhe këtu nuk mund të fshihet nga përgjegjësia as kryeministri që ka folur për një polici të reformuar dhe të shkëputur nga trupa e tradhëtuar e kohës së Saliut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.