Mbi "gomistët" e dosjes "Tahiri

Postuar në 20 Nëntor, 2017 11:58

A di ndokush ndonjë rast burgosjeje për ndonjë politikan në Shqipëri në këto dy dekada? Për aq sa dimë nuk ka një të tillë. Edhe rasti I hetimit të Ilir Metës pas videos me Dritan Priftin na e konfirmon këtë.

Në Shqipëri është shumë e vështirë, në mos e pamundur që të burgosesh kot. Mund të të marrin pronën, të të bëjnë padrejtësi, por burgu është diçka e largët pa ndonjë provë. Dhe është fare e paimagjinueshme që burgu të kërcënojë ndonjë politikan, pa bërë  ky ndonjë gjë apo pa u kapur në flagrancë. NJë shembull për këtë është rasti i Armando Prengës për të cilin një komisariat policie dëshmoi pro pas ngjarjes në Patok.

Vlen kjo parantezë për të sjellë në vëmendje rastin “Tahiri” dhe raportin e zhdrejtë, gjoja emocional dhe solidar mes një pjese të medies dhe atij.

Vetë z. Tahiri u shfaq në intervistën në Tv Klan si dikush që kishte humbur pusullen dhe tha hapur: “Unë rrezikoj të shkoj në burg”. Duke pohuar një gjë të tillë, sigurisht që ai nuk la të nënkuptohej – sepse nuk do ta besonte njeri – që burgu për të po afrohet si pjesë e një procesi të montuar. Nuk ka një gjë të tillë.

Nisur nga ky shqetësim i thellë i ish-ministrit, ngjan me të vërtetë e habitshme përpjekja e disa mediave për t’u solidarizuar, relativizuar dosjen e tij, faktet apo të dhënat e reja që dalin. Në vend se të ndiqej çështja në hollësi për të gjëmuar çdo lëvizje dhe hap dhe për të presuar mbi drejtësinë, të ruhet dyshimi deri në fund, media dhe gazetarë të ndryshëm, në cilësinë e syrit ekskluziv mbi të vërteta kafenesh, fryjnë dhe shfryjnë dosjen e Tahirit si pa të keq.

Ish-ministri është shumë i shqetësuar dhe ai ndoshta ka arsye të vërteta për këtë. Ai është një lajm që zgjati më shumë se tri ditë dhe me gjasë duhet të jetë i befasuar. Pasi ndoshta padashur po kupton se kur je kaq lajm i rëndësishëm e ke të vështirë që të fshihesh apo harrohesh dhe për këtë nuk të ndihmojnë as gomistët e informacionit që bëjnë avokatinë “falas”. Të cilët nga ana e tyre harrojnë se nuk kanë asgjë në dorë pasi siç e dimë të gjithë, gjërat që kanë peshë negociohen tjetërkund.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.