"Jo thjesht rritje, por rritje e qëndrueshme ekonomike. Ka pasiguri fiskale"

Postuar në 19 Nëntor, 2017 11:52

Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor” përmes të cilës ka dhënë disa komente edhe për situatën dhe klimën financiare në vend. Graf ka komentuar edhe objektivat e qeverisë shqiptare, duke sugjeruar se përkundrejt objektivit të rritjes, ai i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme është më i preferuar. 

“Politikat e punësimit dhe të krijimit të vendeve të punës duhet të jenë në krye të listës në axhendën e qeverisë. Kjo do të thotë të orientohet zhvillimi ekonomik jo thjesht drejt rritjes, por rritjes së qëndrueshme, e cila prodhon punë dhe të ardhura për qytetarin e thjeshtë shqiptar”, shprehet Graf. 

Lidhur me investimet zvicerane në Shqipëri, ambasadori ka lënë të kuptohet se ndryshimet e shpeshta fiskale mbajnë larg investimet e huaja, pasi provokojnë pasiguri. 

“Kam deklaruar disa herë që do të doja të shihja një rritje të investimeve zvicerane në Shqipëri. Për shkak të afërsisë gjeografike dhe faktorëve të tjerë, mendoj se ka një potencial të pashfrytëzuar për më shumë biznes zviceran në këtë vend. Por, kompanitë dhe investitorët zviceranë kërkojnë një mjedis biznesi aftësues. Ata kërkojnë parashikueshmëri dhe një mjedis biznesi dhe ligjor të sigurt. Duhet të ketë rregulla dhe këto rregulla duhet të zbatohen. Respektimi i sundimit të ligjit dhe eliminimi e praktikave korruptive është thelbësor. Administrata publike duhet të jetë efikase dhe e besueshme. Ndryshimet e shpeshta në rregullat fiskale dhe të taksave krijojnë konfuzion dhe i largojnë investitorët zviceranë
shprehet Graf. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.