Përmbytjet në Greqi, nismë për të ndihmuar familjet e shqiptare të dëmtuara

Postuar në 19 Nëntor, 2017 00:33

Faqja online www.albanians.gr, bën thirrje për ndihma për familjet shqiptare të prekura nga përmbyjet në zonën Mandras në Atikë. Sipas kësaj mediaje, janë qindar familje shqiptare që janë dëmtuar rëndë dhe ndihmat që kërkohen përjashtojnë vetëm paratë.

“Është detyra jonë si bashkëatdhetarë të tyre ti ndihmojmë në këto momente shumë të vështira. Është detyra jonë ti ndodhemi pranë. Me çtë kemi mundësi. Duhet të aktivizohemi të gjithë , duhet të ndihmojmë të gjithë.

NDIHMONI ME ÇKA KENI MUNDËSI, VESHMBATHJE, USHQIME, POR EDHE PAISJE ELEKTRO – SHTËPIAKE, MOBILJE TË PËRDORURA ETJ. OFRONI NDIHMËN TUAJ.

Grumbullimi i ndihmave do të bëhet pranë zyrës së Top – lines Adresa Psaron 4 Platia Karaiskaki Athinë.

(Shënim nuk do pranohen shuma parashë por VETËM ndihma matriale) “, shkruan media duke vënë në dispozicion edhe numra kontakti.

http://albanians.gr/mbledhje-ndihmash-per-shqiptaret-e-prekur-nga-permby...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.