Në fshatin e gjeneralit Mlladiç (Foto)

Postuar në 19 Nëntor, 2017 20:59

Rruga "Gjeneral Mlladiç” shkruan tabela e gozhduar në trungun e një pemë, në një nga rrugët e fshatit boshnjak Bozanovitsi, duke mbajtur emrin e “birit” të dashur të zonës, një portreti i të cilit varet në ço shtëpi dhe në tavernën që është përshtatur në një garazh. Ratko Mladiç, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, do të njihet javën e ardhshme me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila është duke e gjykuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Në gjyqin, i cili filloi para më shumë se pesë vitesh, njeriu më i “famshëm” për kryerjen e krimeve të luftës në Europë pas gjyqit të Nurembergut, akuzohet se ka urdhëruar ekzekutimin e 8 000 burrave të paarmatosur muslimanë pas rënies së Srebrenicës dhe për "breshërinë" ndaj civilëve në rrethimin e Sarajevës.

Por, në fshatin e tij të lindjes në Bosnjë, për banorët,  shumica e të cilave janë të një gjaku me  Ratko Mlladiç, ai mbetet një hero. "Ai nuk bëri gjëra të tilla. Të tjerët i bënë. Gjenerali është një kolos, një njeri i madh dhe i mirë"-thotë për agjencinë Reuters, Zoran Mlladiç një nga banorët e fshatit, kushëri i afërt me gjeneralin. Mladiç, i cili u arrestua në vitin 2011 pas një dekade në arrati, respektohet si mbrojtës i kombit në pjesën serbe të Bosnjës dhe hero i luftës që zgjati nga viti 1992 deri 1995 dhe u kushtoi jetën mbi 100.000 njerëzve.

Çdo shtëpi në fshat, ka të varur në mur portretin e tij, ndërsa fshatarët flasin me fjalët më të mira për , duke thënë se ai ishte një njeri punëtor i cili shpesh ka vizituar vendin e tij, madje edhe duke ndihmuar në punë bujqësore. "Ai nuk ka vrarë njerëz. Gjatë luftës ai mblodhi fqinjët tanë myslimanë nga një fshat aty pranë dhe i paralajmëroi në kohë për të heqë dorë prej saj ", thotë Dushko Mlladic një tjetër kushëri i tij.

Fshatarët, të angazhuar kryesisht në bujqësi dhe të shesin prodhimet e tyre në Sarajevë, qytet që forcat e Mlladiç e mbajtën nën rrethim për 43 muaj, duke e bombarduar çdoditë dhe duke i privuar banorët nga ushqimi, uji dhe energjia elektrike. Sot, brezat e rinj janë larguar nga fshati, duke shkuar në Sarajevë, ku po kërkojnë mundësi punësimi, ndërsa  ata që kanë mbetur mbrapa kanë frikë se Mlladiç do të dënohet dhe do të mbetet në histori si një kriminel lufte. "Ne do të ngremë një monument të madh për të në fshat dhe ne do të shkruajmë të vërtetën. E gjithë kjo ndodh është një gënjeshtër. Gjenerali nuk është fajtor"-thotë Mile Mlladiç.

http://www.cnn.gr/news/kosmos/gallery/4983/ratko-mlantits-o-katigoroymen...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.