Xhafaj e nis nga metodika, skedar kombëtar për grupet kriminale

Postuar në 16 Nëntor, 2017 18:12

Gjatë diskutimeve për buxhetin në parlament ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim.

Ai zbuloi se policia është duke përfunduar skedarin kombëtar të grupeve kriminale, personave me precedentë të rrezikshëm apo lidhjet mes tyre, duke lënë të kuptohet se ky skanim i elementëve kriminalë nuk ishte bërë më herët.

“Jemi pothuajse në përfundim të grumbullimit të të dhënave mbi grupet kriminale vepruese në vend. Jemi duke ndërtuar një database të plotë që kurrë më parë nuk ka ekzistuar kaq unike dhe përfshirëse me të dhëna për  personat konkret të përfshirë në këto grupe kriminale, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda të dyshuara se janë kryer apo mund të kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me trë ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupet e tjera jashtë vendit apo mbështetjen që kanë siguruar ndër vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre kriminale.”-deklaroi Ministri i Brendshëm.

Xhafaj lajmëroi se shumë shpejt në Shqipëri do të vijë një grup ekspertësh nga Britania, i specializuar në luftën kundër pastrimit të parave

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.