BB rrëzon teorinë Ahmetaj-Rama për paketën 1 mld euro

Postuar në 16 Nëntor, 2017 17:17

Qeveria ka refuzuar gjithmnonë të pranojë se paketa 1 miliardë euro që projekton të injektojë në ekonomi përmes disa investimeve që do kryhen me financime private do të rëndojë borxhin publik. Si kryeministri ashtu edhe ministri i Financave kanë këmbëngulur se ky volum financimi që që kompanitë do t’i marrin si kredi nga bankat e nivelit të dytë për të kryer investime nuk rëndojnë borxhin publik. https://www.ata.gov.al/rama-prezanton-progamin-1-miliard-dollare-investime-sjell-rritjen-ekonomike-mbi-5/.

Por Banka Botërore vlerëson se kjo paketë investimesh duhet llogaritur si pjesë e borxhit publik. Maryam Salim, drejtore e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri e pyetur për këtë çështje tha qartë se standardet ndërkombëtare sugjerojnë kapitalizimin e kësaj pakete financiare si borxh publik.

“Qeveria duhet të shohë prioritet e ekonomisë komëbtare, se cilit projekt duhet t’i japë miratim. Këtu duhen parë disa faktorë: transaprenca, kontabilizimi, përfshirjet fiskale në këto modele, sepse në fund këto projekte do të paguhen nga taksat e qytetarëve, dhe kjo do të ndikojë në borxhin real. Ne rekomandojmë që koncesionet të trajtohen në mënyrën e duhur, duke përfshirë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar dhe kontabilizimin si borxh publik". Pak kohë më parë teksa prezantoi paketën 1 miliardë euro Ministri i Financave , Arben Ahmetaj mbrojti argumentin se kjo formulë partneriteti publik privat nuk prek borxhin publik.

“Ka shumë avantazhe si instrument. Nuk prek borxhin publik. Për sa kohë që shteti hyn në një marrëdhënie kontraktuale me partnerin privat, e cila implikon pagesa të rregullta ose jo, në varësi të modelit financiar të përzgjedhur në kontrata, por asnjëherë lënie garancie sovrane. Instrumenti ka një maturim midis domosdoshmërisë për të investuar, por edhe konsiderimit të kujdesshëm të kuadrit makroekonomik. Asnjë nga këto projekte apo i gjithë instrumenti nuk cënon borxhin, përkundrazi trajektorja do të vijojë të ulet dhe pagesa vjetore do të jetë brenda një kuadri të përcaktuar brenda llogarisë së përgjithshme të investimeve publike të buxhetit të shtetit” u shpreh ministri.

https://www.ata.gov.al/rama-prezanton-progamin-1-miliard-dollare-investime-sjell-rritjen-ekonomike-mbi-5/.

Nga ana tjetër zyrtarja e Bankës Botërore  pyetur nëse bankat në Shqipëri kanë kapacitete për të financuar 1 miliard euro dhe a ka rrezik që këtu të përfshihen para të pista përgjigjet se në këtë rast nuk është problem financimi, por transaparenca dhe analiza se si përfiton ekonomia.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dhe kush jane keto kompani shqiptare qe kerkojne deri ne 1 miliard euro kredi???

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.