"Rritja e çmimit të ujit, arsye privatizimi i afërt i UKT-së"

Postuar në 15 Nëntor, 2017 14:56

Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ka deklaruar sot se rritja e çmimit të ujit në Tiranë ka si arsye aferën e privatizimit të UKT-së.

Rritja me 40 % e çmimit të ujit nuk do të përmirësojë furnizimin me ujë, por i shërben aferës korruptive për privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës…

Prej 2 vitesh, ekspertët nuk pranojnë të çertifikojnë bilancet e Ujësjellësit të Tiranës për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimit.

Aktualisht, Ujesjellësi i Tiranës faturon vetëm 1 në 3 litra që prodhon, por për shkak të mungesës së investimeve, rezulton me fitim vjetor 5 milion Euro.

Bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit si një dhuratë për pronarët e ardhshëm të Ujësjellësit të Tiranës, që do ta privatizojnë këtë kompani publike, me siguri për të ndarë bashkë fitimet me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.