Njohja e Kosovës, temë debati brenda presidencës boshnjake

Postuar në 14 Nëntor, 2017 09:08

Kosova është kthyer në një temë debati brenda presidencës boshnjake. Anëtari boshnjak I saj, Bakir Izetbegoviç, i tha agjencisë gjermane “Deutsche Welle” se njohja e Kosovës duhet të kishte ndodhur tashmë, por sipas tij janë përfaqësuesit serbë ata që e bllokojnë një gjë të tillë.

“Përpjekjet tona për të bërë këtë kanë krijuar probleme brenda Bosnje-Hercegovinës”, tha ai. I pyetur nëse Bosnje-Hercegovina do ta njihte Kosovën, ai u përgjigj në mënyrë pohuese.

DW raporton se ndonëse Izetbegoviç e ka pohuar këtë gjë, më vonë, përmes një këshilltari të tij ka kërkuar që “ta sqarojë deklaratën për arsye se mënyra sesi Tanjug e ka paraqitur atë përbën një problem politik”. Sqarimi i kërkuar ishte ky: në vend të përgjigjes “Po, do ta njohim” të jetë “Po, shpresoj se do ta njohim”. Izetbegoviç ka theksuar se pa konsesusin e serbëve, Sarajeva zyrtare nuk mund të marrë dot vendim.

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2017&mm=11&dd=13&nav_id=102783

Dhe në këtë kuadër, presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka ndërhyrë menjëherë për të bërë të qartë se BH nuk do ta njohë Kosovën. “Kosova nuk do të njihet nga BH pavarësisht nga ato që thotë Bakir Izetbegoviç dhe nga ato që përpiqet të bëjë, sepse nëse Kosova dhe Metohija do të njihet apo jo, kjo varet nga Republika Srpska”, tha ai për Tv Pink, televizion me seli në Beograd.

Dodik mban një qëndrim absurd po të merret parasysh se ai është frymëzues i shkëputjes së Republikës Srpska dhe është investuar madje për mbajtjen e një referendumi. Në mbështetje të ideve të tij, pavarësia e Kosovës do të ishte një argument plus, siç vepron në mënyrë të njëanshme Rusia me Krimenë. Nga ana tjetër, vetë Beogradi zyrtar është angazhuar në nëj dialog të mbikëqyrur me Prishtinën dhe presidenti serb ka ndërmarrë një dialog të brendshëm për Kosovën që shihet si një hap drejt njohjes së një realiteti politik mbi të cilin Serbia nuk ka të drejta apo ndikim. 

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2017&mm=11&dd=13&nav_id=102792

BH është një nga dy vendet në Ballkan që nuk e njeh Kosovën. Krahas saj është edhe Greqia, e cila gjithsesi njeh pasaportat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.