Rama: Duam partneritet strategjik me Greqinë

Postuar në 13 Nëntor, 2017 17:11

Një prej çështjeve që kryeministri Edi Rama preku në mbledhjen e grupit parlamentar socialist ishte takimi dypalësh në Kretë i ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë. Ai tha se dy qeveritë janë të interesuara që mes dy vendeve të hapet një kapitull i ri dhe në këtë kontekst synimi është nënshkrimi i një traktati të partneriteti strategjik. Në dëklaratën e dy ministrive bisedimet u konsideruan “një hap i madh përpara dhe se përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet afatgjata do të vazhdojnë”

Lidhur me agjendën e Greqisë, gazeta “Kathimerini” shkruan se Athina ka si prioritet të lartë demarkacionin me Shqipërinë, pasi mbetja pezull e kësaj çështjeje pengon nisjen e shpimeve për hidrokarburet në detin Jon.

Nga ana tjetër opozita greke ka shprehur rezerva lidhur me deklaratën e dy ministrave dhe përmbajtjen e bisedimeve.  Kreu i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Nea Demokratia, George Koumoutsakos tha se "Njoftimi i përbashkët i lëshuar pas tre ditë bisedimesh në Kretë ishte i paqartë dhe nuk i referohet ndonjë rezultati të veçantë”. Ai shtoi se ministrit Kotzias i janë dërguar disa pyetje me shkrim për të cilat duhet të japë përgjigje si për shembull:  

A ka rënë dakord Ministria e Jashtme për të diskutuar çështjen jo-ekzistuese për Greqinë të “çamëve” nëse pala shqiptare insiston?

Si lidhet paketa me të gjitha çështjet komplekse që kanë të bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat janë krejtësisht të ndryshme, ligjore dhe politike?

Marrëveshja për delimitimin e zonave detare, të drejtat e minoriteteve, varrezave ushtarake, çështja e teksteve  dhe përmbajtjes irredentiste në tekstet shqiptare a konsiderohen si çështje të ndërlidhura nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë? Progresi i njërës apo tjetërs a do të ndikojë në evolucionin e të tjerave dhe si?

http://www.skai.gr/news/politics/article/359863/koumoutsakos-asafis-i-anakoinosi-tou-upex-gia-tis-epafes-me-tin-alvania/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.