Përfshirja në regjimin e TVSh-së/Biznesi i vogël: Protesta dhe ankim në Kushtetuese

Postuar në 13 Nëntor, 2017 08:43

Biznesi i vogël do të kundërshtojë regjimin e ri të TVsh-së në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, thotë se kjo politikë do të sjellë rrënimin e ekonomisë.

“Ne do të organizojmë protesta, do të lobojmë me qeverinë për t’u tërhequr, sepse kjo të sjellë rrënimin e ekonomisë shqiptare dhe humbjen e shumë vendeve të punës. Ne nuk mund të pranojmë që për interesat e një grupi oligarkësh të falimentojnë bizneset e vogla dhe për këtë do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Së pari, ky ndryshim duhet të votohet në parlament dhe jo të kalojë me vendim qeverie. Krahas Gjykatës Kushtetuese, në do ndërmarrim veprime të tilla si protesta, do të ulim qepenat, madje do të shkojmë deri në grevë urie. Për ne është e pavend, duke marrë edhe modelin evropian apo mendimin e FMN-së”, thotë ai.

Një tjetër propozim i shoqatës është rritja e pragut nga 5 milionë lekë në 10 milionë lekë në mënyrë që biznesi të shesë me kupon pasi kjo tregon përmasën reale të ekonomisë.

“Pragu 10 milionë lekë do të tregojë ekonominë reale, sepse tregtarët nuk do të ngurrojnë për ta prerë kuponin.  Duke parë që edhe me prag 5 milionë (nga 8 milionë që ishte) informaliteti dhe korrupsioni janë shtuar, sikurse dhe të ardhurat që mblidhen nga biznesi i vogël janë pakësuar  ne mendojmë se qeveria duhet të tërhiqet nga propozimi. Po bashkohemi me opozitën që këtë nismë ta çojmë në parlament”, shprehet ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.