E papritur! Refuzohet Bashkëqeverisja, njerëzit vazhdojnë të denoncojnë te Berisha

Postuar në 13 Nëntor, 2017 13:46

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të korrë suksese me profilin e tij në Facebook. Sot përmes një postimi, ardhur sipas tij nga Prindi Dixhital, ai sjell në vëmendje rastin e disa fëmijëve në shkollën “Koli Sako” në Lushnje. Ja si e paraqet Berisha situatën në bazë të denoncimit që i ka ardhur:

“Pershendetje z. Berisha, po ju drejtohem si e vetmja shprese per veten dhe femijen tim. Kam vajzen né klase tè peste né shkollen 9 vjecare Koli Sako Divjake, me daten 2 tetor zevendesuan mesuesen qe i kishte nga klasa e pare e ne vazhdim, arsyeja qe dhane ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i derguar femijet né shkolle per dy jave rresht, i beme peticion drejtorise se shkolles dhe zyres arsimore lushnje, asgje nuk u mor parasysh, shume nga ata femije jane me probleme dhe mesuesja qe i kishte i njihte mire dhe jepte ndihmen qe ata donin. Klasa eshte jashte kontrollit tani, mesuesja eshte nje e paafte qe ka perkrahje pushtetin,Kokoneshin, madje mesimi filloi si pasoje e kercenimeve tè kryetarit tè bashkise. Keto verifikohen lehte! Po ju dergoj dhe disa video ku shihet reagimi i femijeve dhe debati yne me mesuesen qe morì klasen. Flm.”
Më poshtë edhe video:

Edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë, situata në Shqipëri e bën të mundshme e madje normale një ngjarje të tillë. Pashallëqet e funksionarëve lokalë janë të afta për çdo gjë, edhe pse në këtë rast do mbajtur parasysh edhe aspekti ligjor. Pra që largimi i mësueses të jetë bërë brenda rreullave.
Por më interesantja është tjetër gjë. Ndonëse kryeministri po përpiqet me portale dhe konkurse që të bindë njerëzit se po bashkëqeveris me ta, shumëkush vazhdon të zgjedhë ish-kryeministrin si vendin ku të ankohet. Me siguri diçka nuk shkon mirë me qeverisjen dhe besimin ndaj saj, sidomos tani që bashkëqeverisja prezupozon se u jep zë të gjithëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.